Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij bllokuan për disa minuta bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pasi protestuan para Gjykatës së Lartë, e cila pritet të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës, demokratët marshuan drejt selisë blu.
Top Channel