Fredi Beleri u lirua këtë të diel për disa orë nga burgu, pasi mori lejen e posaçme për të qenë pjesë e ceremonisë mortore të gjyshes së tij.
Mbërritja e Belerit në Himarë blindoi qytetin bregdetar. Dhjetëra forca policie dhe efektivë të ndërhyrjes së shpejtë ishin të pranishëm për të garantuar sigurisë.
Në varrezat e qytetit mbërritën edhe qytetarë e simpatizantë të kryetarit të zgjedhur të Himarës
Beleri qëndroi disa orë në makinën e FNSH-së duke pritur momentin që gjyshja e ndjerë të largohej drejt banesës së fundit për t’i dhënë lamtumirën. Nga makina, doli në momentin e varrimit dhe qëndroi deri në përfundim të ceremonisë, për t’u rikthyer sërish në qeli.
Top Channel