Vijojnë reshjet në qarkun e Korçës, Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Respektoni sinjalistikën dhe përdorni goma dimërore!

10 months ago 17

Vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se është duke u punuar edhe gjatë orëve të pasdites në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Ersekë.

Mjetet borëpastruese do të jenë në terren për pastrim në mënyrë të vazhdueshme edhe gjatë mbrëmjes dhe ditës së nesërme kur priten edhe  ulje të temperaturave dhe reshje me intensitet deri mesatar.

Situata e motit në të gjitha akset është duke u mbikëqyrur rregullisht, për të siguruar qarkullim normal.

Ju bëhet apel drejtuesve të mjeteve për të treguar kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këto zona dhe të pajisen me goma dimërore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article