Prej tre ditësh në fshatin “Gurë Lurë” është aktivizuar një vatër zjarri e cila ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me kullota, pemë ahu dhe pishë të rrallë.
Pavarësisht ndërhyrjes së bërë nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Dibër, të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të shërbimit pyjor Dibër dhe banorë të zonës, nuk është arritur që të shuhet vatra e zjarrit e cila deri tani sipas informacioneve nga terreni ka arritur në një sipërfaqe prej 50 ha.
Banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor vijojnë të bëjnë thirrje për ndihmë nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të frikshme për shkak edhe të erës së fortë e temperaturave të larta dhe dëmi në ekonominë pyjore të Parkut Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” do të jetë shumë i madh.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb