Vinicius Junior lë shenja në finalen e Londrës – goli i tij i afron tek fitorja

3 months ago 8
Reklamë

Borussia Dortmundi dhe Real Madridi po luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve e cila po zhvillohet në Wembley të Londrës.

Pas një pjesë të parë të dominuar nga Dortmundi, madrilenët u rikthyen në lojë në pjesën e dytë duke marrë ‘frenat’ e lojës.

Dani Carvajal ishte ai që shënoi për t’i dhënë avantazhin Real Madridit në minutën e 74-të i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Toni Kroosit.

VINICIUS JUNIOR

2 BUTS EN 2 FINALES DE LIGUE DES CHAMPIONS pic.twitter.com/nhgjzJOqtX

— Gio CR7 (@ArobaseGiovanny) June 1, 2024

Real Madridi pati edhe disa mundësi të mira shënimi me anë të Eduardo Camavinga dhe Jude Bellingham, por Kobel ia mohoi golin.

Golin e dytë Real Madridi e gjeti në minutën e 82-të me anë të Vinicius Junior i cili me gjakftohtësi realizoi për 2-0 pas një gabimi nga mbrojtja gjermane./Telegrafi/

Read Entire Article