Vizita e Blinken në Tiranë, Yuri Kim jep detaje: Do të fokusohemi tek e ardhmja e Shqipërisë

8 months ago 32
23:26 13/02/2024

Zv/ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë dhe ish-ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka dhënë detaje në lidhje me vizitën që do të bëjë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Tiranë gjatë së enjtes.

Në një bashkëbisedim online me disa gazetarë shqiptarë ajo ka treguar se Blinken do të zbresë në Tiranë rreth orës 11:00 dhe vizita do të zgjasë deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Klan News raporton se Kim është shprehur se kjo ndalesë e Sekretarit të Shtetit do të fokusohet tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e rajonit. Ajo thotë se SHBA do të falenderojë kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për rolin si bashkëpenëmbajtëse në Këshillin e Sigurimit, por edhe çështjen e afganëve.

Kim tha se Blinken do të takohet me kryeministrin Rama dhe me Presidentin Bajram Begaj.

“Dhe kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. Do të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për rolin e tyre si bashkëpenëmbajtës në Këshillin e Sigurimit. Do t’i falënderojmë ata që kanë qenë një mikpritës kryesor i afganëve në nevojë duke vazhduar traditën e tyre historike për t’u dhënë strehë atyre që kanë nevojë. Sekretari do të shkojë dhe do të takohet me presidentin Begaj. do të ketë një takim me Kryeministrin. Kjo nuk është domosdoshmërisht në rendin fonologjik, meqë ra fjala”, mësohet të jetë shprehur ajo sipas asaj që raporton Klan Neës.

Pritet që Blinken të takohet edhe me rreth 100 të rinj tek Piramida e Tiranës.

Kjo do të jetë vizita e parë e Blinken në Shqipëri. Pas Tiranës, ai pritet të shkojë në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Më herët, vendin tonë e kanë vizituar edhe paraardhësit e tij, James Baker më 22 Qershor 1991, Madeleine Albright, më 19 Shkurt 2000, Colin Powell në vitin 2003 dhe Hillary Clinton në Nëntor të 2012 dhe John Kerry, më 14 Shkurt të vitit 2016, datë që përkon me vizitën e Blinken./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article