Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), ku për herë të parë janë të pranishëm si anëtarë të rinj, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina, e ku do të punohet edhe për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një mekanizëm i shumëpritur që rrit financimet për vendet e rajonit, si dhe hap rrugën e integrimit tonë në Tregun e Brendshëm të BE-së.
Sipas Ramës, plani i rritjes ekonomike është hapi i parë që vendet tona të jenë pjesë e BE.
Pjesë nga biseda:
Rama: Të gjitha vendet kandidatë për të qenë pjesë e një komuniteti që përbehet nga shtete anëtare… Besoj se kjo përbën shembullin e parë të shkëlqyer sesi duhet të parashohim të ardhmen e afërt. Dhe sesi me gjasë duhet të biem dakord me miq tanë të BE-ë lidhur me qasje të ndryshme për ti bërë gjërat sa bashku duke na lejuar në vendeve kandidate që të jenë pjesë e dialogut dhe bashkëpunimit që kjo organizatë ofron për bashkëanëtarët. Duhet të gjejnë rrugën vende të Ballkanit Perëndimor për t’u siguruar që rrugëtimi drejt anëtarësimi të jetë një rrugëtim i një bashkëpunimi shumë të ngushtë. Ndërveprimi mjaft organik që duhet të ofrohet nga BE dhe institucionet e tij. Ajo që po ndodh sot është një shembull ekzemplar i asaj që duhet të ndodhë me organizmat e tjerë të BE-së. Besoj se ajo që po ndodh sot këtu duhet të ndodh në parlamentin e BE-së. Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpirtrat dhe për të injektuar një energji mjaft konkrete dhe të prekshme në të gjitha vendet kandidate lidhur me të ardhmen mjaft konkrete.
Po, kuptoj pra shpresën tuaj që kjo nismë do të ketë efekt domino dhe që të gjitha institucionet e tjera do të ndjekin këtë shembull e do të bëjnë të njëjtën gjë duke lejuar vendet…
Rama: Më duhet të them diçka që është njëlloj reagimi i vonuar i asaj çfarë tha zëvendës presidentja përpara se të largohej e u fol për premtime bosh. Unë nuk fola për premtime bosh por po, kalova një traumë për shkak të Bashkimit Europian. Kalova një traumë të thellë sepse nuk e përcaktoja dot se si këto premtime që përmendi zonja nuk ishin bosh. ‘’Ju duam , ju duam të jeni këtu, e ardhmja juaj është me ne, jemi me ju”. Si mund të shkonte kjo me refuzimin për të folur me ne?
Kështu që, ‘’ju dashurojmë, duam që të jemi bashkë, duam të jemi përjetësisht së bashku por nuk jemi gati t’ju flasim”. Si mund të ndodhë kjo? Dhe ajo çfarë thashë unë ishte: “dëgjo, flisni me ne dhe pastaj mund të kemi diskutimin më te gjatë ndonjëherë por së paku e dimë që në fund ‘’do të martohemi”. Por kjo ‘’dua të martohem me ty’’, ‘’dua të jetoj me ty’’, “dua të bëjmë fëmijë bashkë po nuk jam gati të flas me ty’’, nuk e di se si ndodh kjo. Imagjinojeni kur jeni në anën e atij që s’bën dot gjë dhe duhet të presë.
Kështu që kur nisën bisedimet e anëtarësimit, trauma ime përfundoi dhe tani jam në periudhën pas- traumatike që ndoshta më bën më optimist se ç’duhet sepse post-trauma është një ekstrem tjetër kështu që avash-avash do të vijmë në qendër, por është shumë e rëndësishme që ka marrë fund ky proces kafkaesk i premtimeve të bëra dhe i pamundësisë për të folur. Kjo ishte pjesa bosh nëqoftëse mund ta them këtë gjë.
E kuptova, e kuptova megjithatë unë shpresoj shumë që nisma e ditës së sotme të ndihmojë pak këtë me këtë stres post-traumatik të cilin ne po përjetojmë.
Rama: Nisma e sotme është thjesht të jesh në vendin ku do të zhvillohet dasma, është fantastike, jemi të gjithë këtu së bashku pastaj salla e dasmës, do të shkojmë, do të na sjellin një ditë atje, pastaj do na duhet të marrim vesh se cilat janë familjet, çfarë marrëdhënie do të kemi. Këtë duhet të bëjmë gjatë gjithë kohës. Duhet ta nisim nga diku dhe pastaj dasma le të bëhet kur të bëhet sepse ne e dimë, kur mbaron dasma nuk është aq bukur sa para dasmës apo jo?
Top Channel