Vjen konfirmimi, Albin Kurti do të vijë në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit

11 months ago 24
Reklamë
11:32 10/10/2023

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë më 16 Tetor.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Blerta Dalloshi Berisha. Sipas të njëjtave burime, Kryeziu nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me pjesëmarrjen e Kurtit në samit. Kujtojmë që Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Piramidën e Tiranës.

Së fundmi marrëdhëniet mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti kanë qenë të ftohta.

Qeveria shqiptare anuloi pjesëmarrjen në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive që pritej të zhvillohej në Gjakovë këtë vit. Ndërkohë gjatë një turi që mori kryeministri Edi Rama në vendet e rajonit, nuk u prit nga Kryeministri Albin Kurti kur shkoi në Prishtinë.

Për të mësuar më shumë rreth axhendës së këtij samiti, kliko KËTU./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article