Vjosa Osmani takim me Komandantin e KFOR-it: Hapja e urës së Ibrit është në interes të të gjithë qytetarëve

2 months ago 4

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur këtë të hënë në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se çështja e hapjes së urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Presidentja ka ritheksuar se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka cekur rëndësinë e konsultimit dhe koordinimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë.
Presidentja Osmani e falënderoi Komandantin e KFOR-it, për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Read Entire Article