Vlahoviç “show”, fiton Juventus. Bardhezinjtë mundin 3-1 Lazion

1 year ago 100
Reklamë
23:00 16/09/2023

Me një Vlahoviç në superformë, Juventus është kthyer sërish ne një skuadër te frikshme për rivalët për titull në Serinë A.

Në ndeshjen e parë të javës së 4-t bardhezinjtë kanë mundur 3-1 Lazion që vinte nga suksesi i bujshëm, kur mposhti kampionët e Napolit.

Që në fillim të sfidës, skuadra e Alegrit ishte shumë më kërkuese, duke dominuar në të gjithë fushën. Presioni i bardhezinjve u shpërblye që në minutën e 10-të, kur Vlahoviç ka shënuar pas një pasimi të Lokatelit.

Skuadra torineze nuk e ndali hovin, dhe në minutën 26’ Kieza shënoi golin e dytë.

Lazio, e pafuqishme për të reaguar, ka shpëtuar pa pësuar më shumë gola në këtë pjesë të lojës falë disa ndërhyrjeve të mira të portierit Provedel.

Në pjesën e dytë skuadra e Sarrit hyri më mirë në lojë duke u përpjekur që të ushtrojë presion ndaj vendasve. Në minutën e 64’ një supergol i Luis Albertos u duk sikur e hapi përsëri lojën.

Por, lacialët nuk patën kohë as të festonin golin, sepse pas tre minutave e pësuan përsëri.

Sërish Vlahoviç. Lojtari serb ka shfytëzuar më së miri një top të gjatë nga MekKeni, duke shënuar një gol prej sulmuesi race.

Me rezultatin 3-1 Lazio nuk mundi më të bënte asgjë. Kjo është fitorja e tretë në këto 4 javë e skuadrës së Alegrit që tashmë i ka paralajmëruar rivalët.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article