Vllaznia, projekt afatgjatë për të ardhmen

1 year ago 29
Reklamë
19:33 09/07/2023

Shkodranët ulin ndjeshëm moshën e lojtarëve, mesatarisht 23.9 vjeç

Projekt afatgjatë për Vllazninë. Ky është modeli i zgjedhur nga drejtuesit e klubit shkodran, të cilët duket se bazën do e fokusojnë tek lojtarët e akademisë dhe talentët e rinj. Lojtarët që kanë pasur peshën kryesore në sezonin e shkuar janë larguar, për t’i hapur kështu udhë projektit që në fokus nga pikërisht lojtarët e talentuar dhe me potencial për të bërë paraqitje te mira mirë me ngjyrat kuqeblu. Në total e gjithë skuadra shkodrane ka një moshë mesatare rreth 23.9 vjeç.

Goxha e re dhe që premton shumë për të ardhmen, me trajnerin Migen Memelli që i duhet të përçoj tek ta mentalitetin e tij për të mirën e skuadrës. Prova e parë e zjarrit do të jetë të enjten në transfertën e largët të Irlandës së Veriut.

Përballë Linfjeld, shkodranët duhet të tregojnë se janë gati për të përballuar Kupat e Europës. Diferencat në treg nuk janë të mëdha, madje, në këtë pikë është Vllaznia që dominon, me rreth gjysmë milioni euro më shumë se kundërshtarët.

Megjithatë shpesh futbolli ka vërtetuar se shifrat nuk shfaqin vlerat reale të futbollistëve në fushë dhe Vllaznia synon një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë, për të shpresuar më pas te kualifikimi në turin e dytë të Conference League.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article