Vllaznia tenton mrekullinë

1 year ago 22
Reklamë
17:44 20/07/2023

Ndaj Linfield duhet të fitojë me 3 gola avantazh

Megjithëse me shpresa fare të vakta, Vllaznia do të tentojë të kualifikohet për në turin e dytë të Conference League duke përmbysur humbjen e parë 3-1 të pësuar nga Linfield e Irlandës së Veriut.

Për të qenë më i sigurtë në veprimet, mbrojtësi Migen Memelli në ndeshjen e kthimit ka ndryshuar formacionin duke rreshtuar katër mbrojtës.

Para portierit Qarri do të jenë Smajli, Juric, Stojanovic dhe Hakaj. Në mesfushë Boshnjaku, Cheshmedzhiev dhe Mala.

Sulmues i deklaruar është Balaj që do të mbështetet nga Çoba dhe Gruda. Kyi fundit është në balotazh me Dodev për ta nisur që nga minuta e parë.

Shkodranëve iu duhet ta fitojnë ndeshjen me tre gola avantazh për të arritur kualifikimin. Nëse kalon turin, shkodranët do të përballen në raundin e dytë me klubin polak Pogoń Szczecin.

Takimi Vllaznia-Linfield do të luhet në “Loro Borici” të Shkodrës në 20:45.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article