Vodhi automjetin në parkingun e firmës ku punonte dhe e shiti, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan

9 months ago 4

Vodhi një automjet, në parkingun e firmës ku punonte, dhe më pas e shiti atë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 42 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 09.01.2024, kur ka qenë i punësuar ekonomist në një firmë për përpunimin e betonit, ka vjedhur një automjet të parkuar në parkingun e kësaj firme dhe më pas e ka shitur atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article