“Volkswagen” përfshihet nga flakët teksa ishte në lëvizje, shpëton pa lëndime shoferi

8 months ago 6

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:09, në lagjen nr. 16, n Korçë.

Policia bën me dije se automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim të shtetasit B. M., ka marrë flakë teksa ka qenë në lëvizje.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article