Vota e Diasporës, Kristaq Kume: Ja rrugët që duhen ndjekur, PS ka reflektuar mbi vendimin e Kushtetueses

3 months ago 7

Tek nisma ligjore e Partisë Socialiste që parashikon ndryshime në Kodin Zgjedhor për të sanksionuar të drejtën e votës së diasporës dhe çështjen e herësit që bën ndarjen e mandateve të deputetëve, eksperti i legjislacionit zgjedhor Kristaq Kume, shikon reflektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetutese.

Kume sqaron se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, për të pasur të drejtën e votës duhet të deklarojë adresën në vendin ku jetojnë dhe ta regjistrojë në regjistrin përkatës sipas ligjit të adresarit të shtetasve që jetojnë jashtë vendit, të vitit 2016.

Eksperti i ligjit zgjedhor sqaron edhe procesin e votimit përmes postës dhe mënyrën e administrimit dhe numërimit të votës së diasporës.

Propozimi PS-së ul herësin që mundëson ndarjen e mandateve bazuar në votën preferenciale të votuesve për kandidatët e listave, nga 10 mijë në 7 mijë vota. Por Kristaq Kume mendon se pavarësisht kësaj uljeje në shifra, mundësia për të pasur rezultat konkret sipas votës preferenciale është e vogël.

Projektligji i PS i depozituar këtë të hënë në Kuvend, do të diskutohet në Kuvend dhe më pas do duhet të kalojë për votim në seancë plenare, ku për tu miratuar kërkohen të paktën 84 vota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article