Kryeministri Edi Rama ka zbuluar para shqiptarëve në Selanik se si do të funksionojë procedura e votimit për emigrantët në zgjedhjet e ardhshme.
Rama u shpreh se votimi do të bëhet me postë dhe fleta e votimit do të vijë me zarf te shqiptarët emigrantë.
Ai zbuloi se po diskutohet që qeveria shqiptare të mbështesë financiarisht dërgimin mbrapsht të fletave të votimit që mos të ketë kosto për votuesit e parë në historinë shqiptare nga jashtë vendit.
Megjithatë, ai theksoi se në proceset e ardhshme zgjedhore kjo mbështetje mund të mos jetë.
“Votimi në zgjedhjet e ardhshme do përfshijë gjithë shqiptarët. për ata që banojnë jashtë dhe duan të votojnë nga aty ku banojnë do bëhet me postë, fleta do vijë me zarf dhe po diskutojmë për ta mbështetur edhe dërgimin mbrapsht që mos të ketë kosto për ata që do jenë votuesit e parë në histori nga jashtë vendit. Në zgjedhjet e tjera mund edhe të mos bëhet kjo mbështetje”, tha Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb