Votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Açka: Të bëhet i hapur, ta shikojnë shqiptarët se kush…

3 months ago 7

Deputetja Flutura Açka nga salla e Kuvendit kërkoi që votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhej i hapur.

Açka tha se shqiptarët duhet të shikojnë se kush do të votojë pro dhe kundër propozimeve. Deputetja tha se me ndryshimet e dakordësuara po shiten interesat e shqiptarëve dhe populli duhet ta shikojë këtë. “Votimi i hapur, të shikojmë se kush bashkon votat kundër shqiptarëve”, tha deputetja.

Açka i përket grupit të ligjvënësve që kanë shprehur kundërshti për mënyrën se si janë realizuar ndryshimet, ndërsa më parë ishte propozuar një hapje e listave të kandidatëve 100%, nga 2/3 që është dakordësuar mes PD dhe PS, kërkohej votim dhe numërim elektronik, vota e diasporës etj.

Më herët u propozua nga deputeti Asllan Dogjani që votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhet i fshehtë. Dogjani pretendoi se shumë deputetë socialistë janë kundër ndryshimeve, por nuk flasin publikisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article