Vrasja e Liridonës, gazetarja nga fshati i Naim Murselit: Familjarët kërkojnë të jepet dënimi i merituar për autorët

10 months ago 30
15:42 02/12/2023

Ngjarja e rëndë në Kosovë ku Liridona Ademi u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka tronditur mbarë opinionin publik.

Klan News ka shkuar në fshatin e Naim Murselit ku gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka arritur të kontaktojë me disa familjarë. Ato shprehen se ndihen të irrituar dhe kërkojnë që autorët të marrin dënimin e merituar.

“Më herët ne ishim në familjen e Naim Murselit të cilët nuk kanë arritur të shkojnë në Suedi për shkak të procedurave ligjore.  Qendra për punën sociale, psikologë dhe policia kanë qenë më herët në familjen Murseli meqë për dy fëmijët ndodhen tek familja Murseli dhe qendra po merret me procedurat se ku do të qëndrojnë fëmijët dhe çfarë do të ndodhë me fatin e tyre.

Të afërm të familjes thanë që ata ndodhen në Prishtinë duke u marrë me procedura. Pavarësisht dhimbjes, një familjar tha se pavarësisht se i djeg zemra ata duhet të marrin dënimin e merituar sepse nuk duhet ta privonin nga jeta një vajzë aq të re dhe aq të edukuara siç e përshkruante ajo.”

Lidhur më faktin që kush do të marrë kujdestarinë e fëmijëve gazetarja u shpreh se Qendra për Punë Sociale po merret me këtë rast, dhe për momentin nuk është marrë asnjë vendim.

Gazetarja u shpreh se është përpjekur të kontaktojë me familjen e Liridonës për të marrë një përgjigje lidhur me faktin nëse familja e tyre ishte në dijeni për procesin e divorcit në vitin 2019, por nuk ka pasur një përgjigje.

Ndër të tjera gazetarja raporton se sipas familjarëve ata shprehen se familja Murseli nuk kanë qenë në dijeni për problemet mes çiftit si dhe çështja e divorcit është zbuluar nga mediat përmes dokumenteve që kanë siguruar.

“Thanë që kanë qenë një familje e lumtur. Kanë qenë një familje e varfër para disa vitesh dhe kanë ikur në Suedi dhe pastaj kanë ardhur me pushime këtu dhe janë një familje shumë e pasur, por që nuk kanë pasur asnjëherë probleme dhe janë të befasuar me këtë veprim të Murselit. Nuk kanë vërejtur diçka që mund të mos ketë shkuar mirë çifti dhe këtë çështjen e divorcit e kanë nxjerrë mediat përmes dokumenteve që kanë siguruar.”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article