“Vrasja e nipit tim dhe 3 protestuesve, me urdhër nga lart”, xhaxhai i Aleks Nikës: Topi është te drejtësia shqiptare!

9 months ago 7

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika pret drejtësi për vrasjen e nipit të tij.

Nga ceremonia që po mbahet në Kryeministri, Nika tha se topi tashmë është lënë te drejtësia shqiptare.

“Gjykata Europiane na ktheu shpresën se do të ketë drejtësi. E kam thënë dhe e përsëris, vrasja e Aleksit, dhe tre protestuesve të tjerë, ishte e rëndë. Ata ishin protestues paqësor. Nuk kishte arsye që të vriteshin. Asgjë tjetër veç një urdhër nga lart mund të çonte drejt vrasjes së tyre. Presim drejtësi! Topi është në drejtësinë shqiptare, presim.”, tha Nika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article