News24 ka mësuar se Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar në Tropojë me një listë të gjatë të krimeve të rënda vrasje, zhdukje personi të ndodhura gjatë viteve 1997, 1998 e në vijim për të cilat nuk ka ende autorë, e për pasojë mbeten dosje të hapura për drejtësinë dhe për Policinë e Shtetit.
Është hera e parë në këto 20 vite që një Ministër i Brendshëm shkon në Tropojë me dosjet e krimeve të pazbuluara, që tronditën Tropojën dhe gjithë Shqipërinë.
Nga viti 2019 nuk është regjistruar ne Tropojë asnjë ngjarje kriminale me pasojë humbje jete.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb