Vrasja në burgun e Peqinit, ministri i Drejtësisë: Të gjitha IEVP-të në sigurinë më të lartë! Do të ketë të tjerë në regjimin “41 biss”

10 months ago 18

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli për mediat nga burgu i Peqinit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte.

Manja për mediat: Dinamikën e plotë të ngjarjes do ta bëjnë organet e hetimit, të cilët po merren me çështjen. Sot në burgun e Peqinit ka humbur jetën një i dënuar, është plagosur lehtë një tjetër i dënuar, dua të ngushëlloj familjarët e të dënuarit, t’i uroj shërim të shpejtë të dënuarit tjetër dhe dua t’u garantoj të dënuarve se situata e rendit është nën kontroll, autori i kësaj ngjarje është i dënuar me burgim të përjetshëm, pas kryerjes së krimit i është drejtuar drejtorit të burgjeve dhe drejtorit të përgjithshëm Peqin, pas dorëzimit është vënë nën dispozicion të prokurorit të posaçëm. Ngjarja është e rëndë, por nuk ka pasur cenim të jetës dhe sigurisë së punonjësve apo civilëve, për dinamikën e ngjarjes do duhet të presim rezultatet e hetimit. Të gjithë mekanizmin e ngjarjes dhe zbardhjen e dinamikës, janë çështje që i përkasin hetimit, nuk dua të cenoj çështjen e hetimit, do të ketë komunikim me opinionin publik pasi të merret në pyetje.

Sot ka urdhëruar vendosjen nën regjim të posaçëm për ngjarje të tjera që lidhen me të. Janë të detajuara detajet përse unë kam disponuar për vendosjen në regjim të posaçëm. Detajet ju lutem mos më bëni pyetje që cenojnë hetimin, unë jam këtu sonte dhe do të jem në ditët në vijim për të nxjerrë përgjegjësitë, të natyrës penale i takojnë organit të hetimit, do t’i shkojmë deri në fund, burgjet në sigurinë e lartë, për të kaluar në një nivel tjetër të gatishmërisë në burgje. Do të ketë të tjerë që do t’i nënshtrohen këtij veprimi.

Top Channel

Read Entire Article