Vrasje pasioni, 40-vjeçari shqiptar qëlloi për vdekje gruan italiane pasi ndërpreu lidhjen jashtëmartesore. Si e kërcënoi ai me publikimin e…

9 months ago 19

Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj kishin qenë të dashuruar. Por një vit më parë lidhja e tyre mori fund. Megjithatë, ai nuk e pranoi kurrë ndarjen dhe kishte filluar ta bezdiste aq shumë, sa që tetorin e kaluar, ajo e denoncoi për ndjekje.

Fandaj, 40 vjeç, transportues kosovar, banues në Altivole, është ende në arrati dhe kërkohet aktivisht. Vrasësi i dyshuar kishte përndjekur Vanessan për disa kohë. Që kur ajo e la atë, në vitin 2022, jeta e saj ishte kthyer në një makth. Fandja dyshohet se filloi ta kërcënonte atë, madje edhe me vdekje, duke u paraqitur në supermarketin ku viktima punonte si arkëtare.

Në tetor, kosovari do t’i kishte thënë asaj për qëllimin e tij për të publikuar disa video në internet ku të dy ishin në momente intime. Në atë moment, Vanessa Ballam vendosi të bënte një ankesë në polici. Dhe pak ditë më vonë karabinierët kryen një kontroll në shtëpinë e 40-vjeçarit, i cili me sa duket nuk kishte precedentë penalë dhe i sekuestruan kompjuterin dhe celularin.

Sulmi ka qenë i papritur dhe goditjet me thikë e kanë qëlluar vajzën në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas sulmuesi e la atë në hyrje të shtëpisë në një pellg gjaku dhe u largua me vrap.

Krimi ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X. Vrasësi me sa duket u largua në këmbë dhe më pas me një furgon. Karabinierët e Trevisos dhe Castelfranco Veneto u nisën në gjurmët e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article