Vrau katër gra dhe një tjetër plagosi, policia në Memphis në kërkim të dyshuarit

11 months ago 19

Policia në Shtetet e Bashkuara është vënë në kërkim të sulmuesit pas një sërë të shtënash në Memphis, Tennessee.

Ai mbrëmë kishte vrarë katër gra dhe një tjetër raportohet të jetë në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.

“Policia i është përgjigjur thirrjes për të shtëna në Howard Drive rreth orës 21:22. Gjatë hetimeve është konstatuar se ky incident ka lidhje me dy të shtëna tjera, dhe se bëhet fjalë për të dyshuarin e njëjtë”, ka njoftuar policia në Memphis.

BULLETIN: 5 women have been shot tonight in Memphis. 4 are dead. Memphis Police say there is a citywide manhunt underway for this man – pictured below. Mavis Christian Jr. He is driving a white 2017 Chevrolet Malibu bearing TN Tag #390-BHTM. He is armed and extremely dangerous.… pic.twitter.com/8yKyIKaukI

— toddstarnes (@toddstarnes) November 19, 2023

Gjatë tre rasteve të ndara që ndodhën të shtënat, janë vrarë katër gra ka njoftuar policia amerikane.

Ata kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin – 52-vjeçarin Masi Christian Jr, duke shtuar se nget një veturë të bardhë Chevrolet Malibu i prodhuar në vitin 2017.

“Nëse e shihni atë apo veturën e tij, menjëherë telefononi policisë”, thuhet në kumtesën e policisë. /Telegrafi/

Read Entire Article