Vritet mbrojtësi i Panamasë

1 year ago 16
Reklamë
13:35 05/09/2023

Futbollisti 26-vjeçar Gilberto Hernandez u qëllua me armë në qytetin e Colon

Mbrojtësi i Panamasë, Gilberto Hernández humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri në qytetin e Colón.

Lojtari 26-vjeçar ishte pjesë e Club Atlético Independiente, ndërsa me kombëtaren luajti në dy ndeshje.

Për herë të fundit në fushë ai ishte më 23 Gusht në takimin që Atletico Indipendente mori me rezultatin 3-1 kundër Real Estelí në Kupën e Amerikës Qendrore.

Federata Panameze e Futbollit shprehu keqardhjen për humbjen e lojtarit, ndërsa i shprehu ngushëllimet familjes.

Sipas policisë, Hernández ishte me miqtë në një rrugë në qendër të Kolonit kur keqbërësist hapën zjarr nga një taksi.

Përveç futbollistit, u plagosën shtatë persona të tjerë.

Agjentët vunë në pranga një person në lidhje me ngjarjen.

Në provincën e Kolonit me popullsi 300 mijë banorë, në vitin e shkuar pati 102 vrasje, nëntë më pak se sa në 2021.

Shkak i dhunës janë përplasjet mes grupeve kriminale të trafikut të drogës që luftojnë për territor.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article