Vritet në moshën 26-vjeçare reperi i famshëm suedez, C.Gambino

3 months ago 11
Reklamë

Reperi C.Gambino (26-vjeçar) është qëlluar për vdekje në Suedi.

Artisti fitues i ‘Grammy’, emri i vërtetë i të cilit është Karar Ramadan, ishte parkuar në Goteborg mbrëmë kur u qëllua dy herë.

C.Gambino – për të mos u ngatërruar me reperin amerikan Childish Gambino – kishte pothuajse një milion dëgjues mujor në Spotify, me hite përfshirë “Automatic” dhe “Svar”.

Atij iu dha një ‘Grammy’ muajin e kaluar për punën e tij dhe sukseset që ka korrë në muzikë.

Reperi u qëllua mbrëmjen e së martës me armë zjarri dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të shpëtonte.

Policia suedeze konfirmoi për Metro.co.uk se C.Gambino u qëllua për vdekje dhe se kanë nisur hetimet në këtë drejtim.

Deri më tani, asnjë arrestim nuk është bërë.

Dëshmitarët thanë se një makinë u pa duke ikur nga vendi i ngjarjes me shpejtësi të madhe.

C.Gambino ishte një nga reperët më të njohur në Suedi. /Telegrafi/

Read Entire Article