Vritet presidenti i klubit kolumbian pas një disfate të skuadrës së tij

11 months ago 13
Reklamë

Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur në Kolumbi me presidentin e Tigres FC që është vrarë me armë zjarri pas një disfate të skuadrës së tij.

Është një tragjedi e tmerrshme për futbollin në Kolumbi. Rezulton se presidenti i klubit Tigres FC u u vra pas disfatës së skuadrës së tij teksa po kthehej në shtëpi me vajzën e tij. Edgar Paez, presidenti 63-vjeçar dhe po kthehej në shtëpi me vajzën e tij kur u sulmua nga dy burra pranë stadiumit.

Më pas e qëlluan disa herë. Vajza e Edgar Paez shpëtoi e palënduar, por jo presidenti i Tigres FC. Edgar Paez ende shfaqte shenja vitale kur u transportua në spital, por që stafi mjekësor nuk ia doli ta shpëtonte.

Edgar Paez le président du Tigres FC, club de D2 colombienne, a été tué par balles alors qu'il rentrait chez lui après une défaite de son l'équipe. Il était accompagné de sa fille quand deux hommes à moto ont ouvert le feu.https://t.co/qx4y00XUCM pic.twitter.com/dUuYDqYd1U

— L'ÉQUIPE (@lequipe) September 26, 2023

Autoritetet kanë nisur një hetim, me kamera video të cilat do të mund të ndihmojnë në gjetjen e vrasësve, ndërsa këta të fundit kanë ndjekur për disa minuta makinën e Edgar Paez para se të qëllojnë presidentin e FC Tigres. Ky i fundit zotëronte 49 për qind të aksioneve të kësaj skuadre të vendosur në periferinë jugore të Bogotas dhe ai mori detyrën si president në vitin 2016.

Vdekja e tij mund të lidhet me afera të basteve sportive, sipas dy drejtuesve të klubit, të cilët dëshiruan të mbeten anonimë. Por, ende nuk ka prova që Paez ishte përfshirë në baste sportive.

“Familja Tigres dhe komuniteti sportiv janë të shkatërruar nga kjo ngjarje. Përkushtimi i tij ndaj ekipit dhe përkushtimi i tij për zhvillimin e sportit në rajonin tonë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që patën privilegjin ta njohin atë”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

O presidente do Tigres, clube da 2ª divisão colombiana, Edgar Paez, foi morto a tiros após uma derrota da equipe no sábado, informou o clube. O dirigente estava voltando para a casa quando foi abordado por dois homens em uma motocicleta. #CNNNovoDia pic.twitter.com/18UlKwh3Rh

— CNN Brasil (@CNNBrasil) September 26, 2023

Read Entire Article