Vuçiç falenderon Macron për ‘pezullimin’ e vizave për Kosovën

11 months ago 23
Reklamë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka falënderuar presidentin e Francës, Emanuel Macron që lëshoi një deklaratë të fortë nga Tirana, kur tha se për të, liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të konsiderohet i pezulluar për sa kohë nuk është mbajtur fjala e dhënë.

‘Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjskë, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada’, tha Vuçiç.

Deklaratat e Vuçiç u bënë gjatë një vizite të tij në Pekin, ku mes të tjerash takoi edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article