Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Thirrja e tij ka ardhur pasi mbështetësit e koalicionit “Serbia kundër dhunës” (SPN) kanë vazhduar edhe sonte protestën e tyre para Kuvendit të Beogradit, ku edhe një herë tentuan të hyjnë me forcë në objekt.
Policia në ndërtesën e Kuvendit të qytetit ka reaguar ka përdorur edhe sprej kundër protestuesve.
Protesta e shtatë e koalicionit Serbi kundër dhunës është mbajtur para ndërtesës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KQZ).
Por protesta në një moment është zhvendosur para Kuvendit të qytetit të Beogradit, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Përfaqësues të opozitës kanë tentuar të hyjnë në kuvend, por policia brenda nuk i ka lejuar.
Sipas raportimit të mediave serbe, protesta u karakterizua nga incidente të shumta, qytetarët thyen xhamat dhe dyert e hyrjes, si dhe u shkatërruan kamerat e vëzhgimit.
Qytetarët hodhën gurë në ndërtesën e Kuvendit të qytetit të Beogradit, ndërsa policia përdori edhe sasi të madhe të gazit lotsjellës.
Në fund thuhet se policia dhe xhandarmëria arriti të shpërndante protestuesit. /Telegrafi/