Warren Zaire-Emery, ‘roboti’ i Luis Enriques – 17 vjeçari i pazëvendësueshëm te PSG

11 months ago 14
Reklamë

Francezi i ri Warren Zaire-Emery, vetëm 17 vjeç, ka fituar besimin e Luis Enrique bazuar në performancën e mirë. Trajneri katalanas sheh tashmë tek futbollisti francez një pjesë kyçe në mesfushën e Paris Saint-Germain, një titullar i padiskutueshëm në këtë start kampionati.

Mesfushori francez, i cili sezonin e kaluar u bë lojtari më i ri në histori që nisi një ndeshje të fazës finale të Ligës së Kampionëve (16 vjeç e 343 ditë), është basti i madh i Enriques për këtë sezon.

I lindur më 8 mars 2006, Zaire-Emery ka qenë i rregullt në 11-shen e trajnerit spanjoll në pesë ndeshjet e Ligue 1 që PSG ka luajtur, kundër Lorient (0-0), Toulouse (1-1), fitoret kundër Lens (3 -1) dhe Lyon (1-4), dhe disfatën ndaj Nices (2-3).

Zaire-Emery gjithashtu luajti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit, në të cilën ata fituan 2-0.

“Ai ka gjithçka për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm për PSG-në. Ne po përballemi me një diamant të papërpunuar”, ka thënë Enrique në një konferencë për shtyp.

Të dhënat e ‘robotit’

Mesfushori francez ka pranuar në një intervistë se në dhomat e zhveshjes së Parisit e njohin si “roboti”, pasi ai qëndron në punë edhe pas stërvitjes dhe vjen i pari në ndeshje.

Zaire-Emery iu bashkua ekipit të të rinjve të PSG-së kur ishte vetëm 8 vjeç, ai u rrit në akademinë parisiane dhe në verë, PSG i ofroi atij kontratën e parë profesionale pasi u bë kampion i Evropës U-17 me Francën.

Këtë sezon shifrat e francezit janë të dukshme dhe tregojnë nivelin e tij. 17-vjeçari ka grumbulluar 440 minuta në Ligue 1, pra 97.8% të minutave të mundshme. Për sa i përket konstruksionit të lojës, ai është një pjesë themelore për skuadrën e Enriques, me 91.8% të pasimeve të përfunduara me sukses, dhe gjithsej 347 pasime drejt zonës rivale.

Përveç kësaj, Zaire-Emery shtoi një asistim, në fitoren ndaj Lensit, dhe gjithsej 9 veprime për të krijuar një goditje. Në aspektin mbrojtës nuk mbetet prapa, mesfushori ka 10 topa të bllokuar dhe 12 s’pastrime.

Duke luajtur shkurt dhe gjatë, duke markuar dhe luajtur me presion, mesfushori është i larmishëm dhe profili i tij përshtatet mrekullisht në sistemin kërkues të Luis Enriques. Kapaciteti fizik i të riut 17-vjeçar është i jashtëzakonshëm, i mbështetur nga muskuj të pazakontë për një lojtar të moshës së tij dhe 1.78 metra i gjatë.

Dhe t’i bësh njerëzit të harrojnë figurën e një futbollisti të kalibrit Marco Verratti nuk është një detyrë e lehtë për askënd, veçanërisht për një lojtar që nuk e ka mbushur as moshën madhore.

Megjithatë, Warren Zaire-Emery është tashmë një shtyllë në mesfushën e PSG-së dhe shquhet si një nga premtimet e mëdha të futbollit francez. /Telegrafi/

Read Entire Article