Wayne Rooney zbulon se momenti ‘i tmerrshëm’ është pendimi më i madh i karrierës së tij profesionale

3 months ago 14
Reklamë

Wayne Rooney ka pranuar se një moment ‘i tmerrshëm’ mbetet pendimi më i madh i tij gjatë karrierës së tij profesionale.

Rooney ka shijuar një karrierë fantastike të cilën e kaloi kryesisht tek Manchester United, aty ku fitoi pesë herë Ligën Premier, një FA Cup, një Ligë të Kampionëve dhe një Ligë të Evropës.

Sulmuesi pati 120 paraqitje për Anglinë gjatë 15 viteve sa u aktivizua me kombëtaren, duke shënuar 53 gola asokohe si lojtari me më së shumti gola në histori të ‘Tre Luanëve’, deri sa u tejkalua nga Harry Kane.

Rooney shijoi sukses të kufizuar me Anglinë, pasi asnjëherë nuk arritën që të kalojnë kurrë çerekfinalet e një turneu të madh dhe dështuan të kualifikohen në Euro 2008.

Mungesa e suksesit me kombëtaren do të jetë gjithmonë një pendesë për 38-vjeçarin, por jo aq shumë sa momenti kur u përjashtua nga loja ndaj Portugalisë në Kupën e Botës 2006.

Rooney humbi kontrollin në ndeshjen çerekfinale duke goditur Ricardo Carvalhon, dhe duke lënë kështu Anglinë me dhjetë lojtarë në fushë, të cilët më pas eventualisht humbën në penallti.

“Kartoni i kuq në Kupën e Botës ishte momenti më i tmerrshëm i imi në futboll. Ishte e vështirë sepse e kujtoj se po shkoja në zhveshtore duke menduar, nëse kualifikohemi, unë jam i suspenduar për gjysmëfinalen dhe finalen nëse shkojmë aty. Nëse nuk shkojmë, është faji yt”, ka thënë Rooney.

Javën e kaluar ish-ylli i Unitedit u konfirmua si trajneri i ri i Plymouth Argyle, të cilët për pak i shpëtuan rënies nga Championshipi sezonin që lamë pas./Telegrafi/

Read Entire Article