Wilder mori një “breshëri” grushtesh nga Parker, tifozët nuk mund ta besojnë si iu mbijetoi atyre

10 months ago 22

Deontay Wilder i mbijetoi një ”breshërie” të grushteve në raundin e tetë nga kundërshtari i tij, Joseph Parker dhe tifozët nuk mund ta besojnë se si ai mund të qëndronte ende në këmbë.

‘The Bronze Bomber’ pati një performancë tejet të dobët në meçin ndaj Parker, i cili mori fitoren më të madhe në karrierën e tij, në eventin kryesor të së shtunës në Arabinë Saudite.

Wilder, i cili u rikthye në ring për herë të parë që nga tetori i vitit të kaluar, kur mposhti Robert Helenius brenda një raundi, pati vështirësi për të gjetur ritmin e tij.

Në raundin e tetë, boksieri nga Zelanda e Re i dhuroi Wilderit një goditje të fuqishme duke bërë që amerikani të përplaset tek litarët.

Ai më pas filloi me një breshëri grushtesh duke e lënë Wilderin në një situatë shoku.

HOW ON EARTH IS WILDER STILL STANDING! WHAT A SHOT BY PARKER. #WilderParker #DayOfReckoning pic.twitter.com/5Z2j7p84nA

— Lights Out Boxing (@lightsoutboxin) December 23, 2023

Pamjet teksa Parker grushton pa ndalur Wilderin janë bërë virale në internet, pasi ky i pari mori fitoren sipas pikëve të gjyqtarëve (118-111, 118-110 dhe 120-108).

Wilder u duk i lodhur teksa po meçi po shkonte drejt fundit, madje në një rast tentoi një lëvizje që nuk lejohet në boks, duke grushtuar kundërshtarin mbrapa kokës.

Shumë persona mbetën të zhgënjyer nga performanca e tij, përfshirë këtu edhe promotorin e Joshuas, Eddie Hearn, i cili sugjeroi se shpresat e tij për një meç me Anthony Joshuan tani kanë marrë fund./Telegrafi/

Read Entire Article