TIRANE
Më 1 Korrik 2020, linja ajrore Wizz Air inauguroi bazën e saj në kryeqytetin shqiptar, dhe vetëm vitin e fundit ofroi mundësi udhëtimi të përballueshme për afro 5 milionë njerëz, nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Këtë verë Wizz Air do të ketë 13 avionë të avancuar të familjes Airbus A320 të stacionuar në bazën e saj në Tiranë – një nga bazat më të mëdha dhe më të suksesshme në rrjetin e saj. Për të festuar këtë rast, Wizz Air ofron një zbritje prej 14% në fluturimet e përzgjedhura drejt dhe nga Shqipëria, duke nisur nga 15 Korrik deri më 15 Nëntor 2024.
Vendosja e një baze në Tiranë, jo vetëm që zgjeron ndjeshëm mundësitë e udhëtimit nga Shqipëria, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e turizmit, industrisë së aviacionit dhe ekonomisë së vendit. Me mbështetjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe interesin për zhvillimin e sektorit të turizmit, Wizz Air ka si qëllim të vazhdojë të investojë në bazën e saj në Tiranë dhe të kontribuojë në rritjen e ekonomisë shqiptare.
Në këtë 4 vjetor, Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i TIA-s u shpreh:
“Përkushtimi i Wizz Air ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Shqipërisë është një nga faktorët kyç që mundësoi rritjen e vrullshme të viteve të fundit. Ne festojmë këtë përvjetor dhe presim me padurim ato që do të vijnë, duke e ditur se partneriteti ynë është jetëgjatë.
Drejtori Menaxhues i Wizz Air Malta, u shpreh se ndihet i lumtur që feston përvjetorin e katërt të bazës në Tiranë, të mundësuar nga bashkëpunimi i suksesshëm me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
“Rritja e linjës ajrore gjatë katër viteve të fundit dëshmon përkushtimin tonë ndaj tregut shqiptar dhe synimin tonë për të vazhduar të bëjmë udhëtimin ajror të qasshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb