Wrexham në miqësore në USA

1 year ago 20
Reklamë
23:53 23/07/2023

Fiton ndeshjen e parë me La Galaxy II

Ndër skuadrat që po bën një turne miqësoresh në Shtetet e Bashkuara është edhe ekipi i aktorit hollywoodian, Ryan Raynolds.

Klubi i Wrexham luajti me LA Galaxy II, me të cilin dominoi ndeshjen me rezultat të thellë 4-0. Ndeshja u zhvillua në qytetin Carson në Kaliforni, dhe skuadra nga Wales regjistroi fitoren e parë në këtë turne parasezonal me katër ndeshje.

Të katër golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë nga Andy Cannon, Elliot Lee, Paul Mullin dhe Anthony Forde. Në këtë ndeshje u përfshinë edhe lojtarët e rinj të blerë në merkaton e verës. Wrexham do të luajë me Manchester United në San Diego të mërkurën dhe pak ditë më pas do të përballet me Philadelphia Union II.

Filadelfia është qyteti i origjinës së bashkëpronarit të klubit Rob McElhenney. Wrexham është një skuadër që kërkon të ngjisë shpejt shkallët drejt Premier League. Pronarët kanë zhvillur fushata me ide të mjira promovuese që ka sjellë edhe shumë të ardhura.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article