Xavi Hernandez mes Arabisë dhe MLS

7 months ago 15
Reklamë
14:49 30/01/2024

Spanjolli kërkohet nga Inter Miami, projektohet ribashkimi me ish-yjet e Barcelonës

Muajt e verës pritet të jenë tepër të nxehta për Çavi Hernandez. Largimi nga Barcelona në fund të sezonit aktual e ka shndërruar emrin e 44-vjeçarit në më të kërkuarin në merkato e pankinave. Kampionati arab është ai që intrigohet me sëtepërmi për të garantuar firmën me spanjollin.

Arabia Saudite është e prirur për të rritur imazhin në arenën ndërkombëtare me synimin për të pritur kampionatin Botëror të vitit 2030. Por një opsion i bujshëm mbërrin nga mediat amerikane. Kalimi i Çavit në Mexhor Ligë Soker konsiderohet si më i favorishmi për 44-vjeçarin, teksa emri i tij lidhet me Inter Miami.

Egoja e drejtuesve për të formuar me miniaturë Barcelonën e dikurshme duket se ka në fokusin e saj edhe trajnerin spanjoll. Ribashkimi i ish-mesfushorit me shokët e skuadrës, Jordi Alba, Sergio Busquets, Luis Suarez dhe mbi të gjitha Lionel Messi do të ishte një tjetër atraksion për tifozët.

Ky zhvillim mund të lërë në hije trajnerin aktual të skuadrës nga Florida, Tata Martino, i cili fitoi Kupën e Ligës vitin e kaluar. Kalimi i Çavit do rriste ndjeshëm profilin e Inter Miami duke i bërë ata një forcë të jashtëzakonshme në futbollin amerikan.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article