Xavi njofton largimin nga Barcelona

7 months ago 11
Reklamë
23:03 27/01/2024

Xavi Hernandez njofton se do të largohet nga drejtimi i skuadrës së Barcelonës në fund të sezonit.

Ky vendim i vështirë erdhi pas rezultatit të ndeshjes të së shtunës, kur Barcelona humbi 5 me 3 në shtëpi ndaj Villareal.

Me këtë humbje, 10 pikë larg Real Madridit, Xavi ka marrë vendimin që të largohet nga Barça.

Legjenda e klubit njoftoi se nuk mund të vazhdojë të drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm.

“Unë besoj se kjo situatë meriton ndryshim kursi”, tha Xavi menjëherë pas përfundimit të sfidës ndaj Villareal.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article