Xavi u kujdes që ndryshimi i trajnerit te Barcelona të mos kishte kosto financiare, me paratë e tij do të paguhet gjermani

3 months ago 7
Reklamë

Dje (e mërkurë), Barcelona njoftoi zyrtarisht largimin e Xavi Hernandez si trajner i ekipit të parë. Një ditë më parë ishte arritur një marrëveshje ekonomike, ku sot o konfirmua, e ku Xavi e kishte mbajt mbajtur fjalën e dhënë.

Ai nuk e pengoi largimin e tij dhe siç e kishte përsëritur disa ditë më parë dhe paratë nuk do të ishin kurrë problem. Ish-trajneri i fali klubi 11 milionë euro nga 15 që fitonte.

Këto katër milionë bruto janë afërsisht 2.5 milionë neto që ai i kishte paguar te Al Sadd, dy vjet e gjysmë më parë për tu liruar nga kontrata. Për ta bërë këtë gjë ai kishte vetëm një kërkesë, që stafit të tij t’i paguhej paga për sa kishin rënë dakord.

Epo, me 11 milionë që Xavi ka falur, klubi do të përdorë për të paguar Hansi Flickun dhe bashkëpunëtorët e tij.

Trajneri gjerman ka nënshkruar për dy vite me një pagë relativisht të ulët në krahasim me atë që merr zakonisht një trajner i Barcelonës.

Ai do të fitojë rreth 3 milionë euro, megjithëse të ardhurat e tij mund të rriten ndjeshëm nëse fiton trofe, pasi në kontratë ka bonuse të rëndësishme.

Nisur nga situata ekonomike, fakti që shkarkimi i Xavit nuk shkaktoi shpenzime shtesë është një lajm i shkëlqyer për klubin, i cili vazhdon të vuajë shkaku i fair play financiar.

Pra, Xavi si një legjendë e vërtetë e klubit, hoqi dorë nga një shumë kaq e konsiderueshme parash, vetë që klubi të mos ketë probleme. /Telegrafi/

Read Entire Article