“Xhimi ik se do të të vrasë!” 27-vjeçarja tregon momentet e tmerrit: Xhuljano e qëlloi 4 herë në zemër dhe tre në bark. E gjeta të mbuluar në gjak dhe…

3 months ago 7

Në emisionin e sotëm “Me Zemër të Hapur”, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti po trajtohet ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij në lagjen Kryengritja e Fierit.

27-vjeçarja ka treguar momentet e tmerrit nga krimi makabër.

“Xhimi ishte me kurriz po kalonte anës rrugës. Ky i vajti me vrap. I bërtita Xhimi vrapo por ai kishte telefonin në dorë dhe nuk më dëgjoi. Xhuliano e goditi menjëherë në bark. U hutuam të tërë sepse ishin të pranishëm edhe fëmijët. Donte të godiste edhe mbesën time 3-vjeçe.

Më pas Xhuljano erdhi i qetë dhe u tha fëmijëve “Iku bushi”, thashë faleminderit zotit që nuk ka ndodhur gjë.

4 në zemër 3 në bark. Duart e prera. Nuk ishte në gjaknxehtësi. Ishte me paramendim se ta godasësh aq herë qëllimi është ta vrasësh.

Xhimin e gjeta më vonë pa ndjenja në një hyrje pallati. Ishte i mbuluar në gjak”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article