Xhiroja e 20-të nuk solli ndryshime, Superliga e Maqedonisë vazhdon të kryesohet nga Shkupi

7 months ago 5

Xhiroja e 20-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut solli vetëm barazime në përballjet më interesante, sidomos në ato shqiptare.

Derbi për kreun e tabelës ndërmjet Struga Trim Lum dhe Shkupi u mbyll me barazim 2:2, ndërsa me po të njejtin rezultat përfundoi edhe dueli midis Shkëndijës dhe Gostivarit i luajtur në Tetovë.

Barazimet nuk sollën ndryshime në kreun e tabelës, me Shkupin që vazhdon të mbetet lider i Superligës së Maqedonisë me 42 pikë, një më shumë se kampionët në fuqi dhe tre më shumë se Shkëndija.

Në vijim Sileksi vazhdon në pozitën e katërt me 28 pikë, duke lënë pas vetës, Brerën dhe Gostivarin me nga 26 pikë secila. Në vendin e shtatë vjen Tikveshi me 25 pikë, që ndjeket nga Rabotniçki, e cila ka një pikë më pak në konto.

Voska Sport dhe Vardari kanë nga 21 pikë dhe ndodhen në pozitat nëntë dhe dhjetë, përderisa dy vendet e fundit në tabelë mbahen nga Bregallnica (20 pikë) dhe Makedonija Gjorçe Petrov (18 pikë).

Ndeshjet e radhës kampionale në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të jenë në program me 3 mars. /Telegrafi/

Read Entire Article