Xhixha ‘abonohet’ me golin në Champions

1 year ago 97
Reklamë
20:47 12/07/2023

Sulmuesi shqiptar shënon në përmbysje, Qarabak pranë turit të dytë

Redon Xhixha udhëheq Karabakun drejt turit të dytë të Ligës së Kampionëve. Futbollisti shqiptar shënoi golin e barazimit momental në fitoren 2-1 që kampionët e Azerbajxhanit shënuan ndaj vendasve të Lincoln Red Imps. Xhixha ishte iniciator në përmbysjen e Karabakut, teksa lëshoi një goditje të fortë nga brenda zonës për të tundur rrjetën. Gol mjaft i bukur nga ana e realizimit, ndërsa e dërgon në dy numrin e rrjetave në karrierë në Champions League.

Më parë, futbollisti i larguar nga Tirana në merkaton e janarit shënoi me ngjyrat bardheblu në duelin e sezonit të shkuar, në humbjen 3-2 në shtëpinë e Zrinjski. Realizimi në portën e Lincoln mund të marrë peshë të madhe për Xhixhën, i projektuar për të udhëhequr azerët në këtë sezon jo vetëm në kampionat por edhe në Kupat e Europës. Ky ishte goli i dytë për Xhixhën në këtë edicion, përfshirë këtu edhe realizimin në miqësoren e pak ditëve më parë ndaj CSKA Sofie. Forma e mirë pritet të ndihmojë jo vetëm 24-vjeçarin për të shkëlqyer në radhët e Karabakut, por edhe për tu rikthyer në kombëtaren shqiptare për dy sfidat e radhës kualifikuese të Euro2024.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article