Xhixha realizon përsëri në Champions

1 year ago 21
Reklamë
15:07 20/07/2023

Sulmuesi shqiptar është shënuesi më i mirë për Qarabag në kualifikuese

Redon Xhixha shënoi edhe në sfidën e kthimit të Qarabag në Champions League. Kampioni i Azerbajxhanit e fitoi me rezultatin 4 – 0 përballjen me Lincoln Red të Gjibraltarit të mërkurën në Baku, ndërsa sulmuesi shqiptar realizoi golin e tretë të takimit.

Eldorjan Hamitit, arbitrit shqiptar që kishte caktuar UEFA, iu desh të konsultohej me dhomën e VAR-it për të vlerësuar si të rregullt golin, pasi asistenti i tij ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.

Redon Xhixha pati edhe mundësi të tjera në këtë ndeshje që vendosi kualifikimin e Qarabag në turin e dytë. Xhixha kishte realizuar edhe në përballjen e parë në transfertë që u mbyll me rezultatin 2 – 1.

Me 2 gola në 2 takime ai është shënuesi më i mirë për Qarabag në kualifikueset e Champions League. Kundërshtari në turin e dytë do të jetë Rakow, kampioni i Polonisë.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article