Xhuli pas vetëvrasjes së 27-vjeçares në Shqipëri: Edi Rama doli nudo dhe u bë kryeministër, e ju vritni veten për Kuazimodo-t shqiptarë

8 months ago 9

Modelja e njohur Juliana Nura ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj ngjarjes së trishtuar që ndodhi së fundmi në Shqipëri, ku një grua 27-vjeçare u vetëvra pasi u kërcënua me publikimin e fotove të saj intime.

Në një deklaratë të mprehtë dhe reflektive të postuar në InstaStory-n e saj, Juliana bëri një krahasim të guximshëm dhe një shpjegim që synon të ndryshojë mënyrën sesi shoqëria shqiptare përballet me skandalet seksuale.

Juliana shkroi: “O goca, Edi Rama doli nudo dhe u bë kryeministër, ju vetëvriteni për Kuazimodo-t shqiptarë.” Komenti i saj i ashpër drejtohet kundër standardeve të dyfishta të shoqërisë dhe dështimeve në adresimin e një çështjeje kaq të ndjeshme dhe të rëndësishme si shantazhi seksual.

Foto: Juliana Nura/InstaStory

Më tej, modelja i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë të ndërmarrë hapa të qartë dhe të vendosur në përfshirjen e një kurrikule për edukimin seksual që në kopsht, theksuar nevojën e një nisme të tillë për “të shpëtuar këtë vend e ky milet”, sipas fjalëve të saj.

Të shkuara e saj vetë si viktimë e shantazhit seksual dhe një sulmi kibernetik ka lënë pasoja të thella në jetën e Julianës, që e çuan atë në një izolim 12-vjeçar nga skena publike. Rikthimi i saj i bujshëm në “Big Brother VIP Kosovo” solli sërish në fokus jo vetëm personazhin e saj por edhe përvojat e saj personale me këto çështje.

Përtej ndikimit si model dhe personazh publik, Juliana Nura tani po merr një pozicion aktiv në adresimin e çështjeve sociale dhe në ngjitjen e një zëri të ri në luftën kundër stigmave dhe pasojave të shantazhit. Me thirrjen e saj për veprim dhe ndryshim, ajo shpreson të kontribuojë në një të ardhme ku njerëzit, veçanërisht gratë, janë të mësuar dhe të përgatitur për të përballuar sjellje të tilla abuzive pa ndjerë nevojën të sakrifikojnë vetveten. /Telegrafi/

Xhuli Nura (Foto: Juliana Nura/Instagram)
Read Entire Article