Ylli i Man United konfirmon largimin e tij nga klubi me një deklaratë emocionuese

3 months ago 14
Reklamë

Anthony Martial ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester United pasi kontrata e tij të skadojë më 30 qershor 2024.

Në një letër të gjatë për tifozët, ai shkroi në Instagram: “Të dashur tifozë të Manchester United. Është emocion i madh që ju shkruaj sot për t’ju thënë lamtumirë. Pas nëntë vitesh të pabesueshme në klub, ka ardhur koha që unë të hap një faqe e re në karrierën time”.

“Që kur kam ardhur në vitin 2015, kam pasur nderin e pamasë të vesh këtë fanellë dhe të luaj para jush, mbështetësve më të mirë në botë! Ju keni qenë një mbështetje e palëkundur, në kohët e mira dhe të vështira. Pasioni dhe besnikëria juaj kanë qenë një burim i vazhdueshëm motivimi për mua”.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra për gjithçka që keni bërë për mua. Këngët tuaja, inkurajimi dhe dashuria juaj për klubin janë kujtime që do të mbeten të gdhendura në zemrën time përgjithmonë”.

“Dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për të gjithë bashkëlojtarët e mi, stafin teknik dhe të gjithë anëtarët e klubit që kam takuar gjatë 9 viteve të mia këtu. Jam krenar që kam mundur t’i ndaj këto përvoja me ju”.

“Manchester United do të jetë gjithmonë në zemrën time. Ky klub ka lënë gjurmë në karrierën time dhe më ka ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për të luajtur para jush. Po largohem për të marrë sfida të reja, do të jem gjithmonë një Djall i Kuq dhe unë do të vazhdoj të ndjek me pasion rezultatet e klubit”.

“Faleminderit përsëri për gjithçka dhe shihemi së shpejti. Me gjithë dashuri, Anthony Martial”, thuhet në letrën e francezit.

Martial do t’i japë fund karrierës së tij në Man United në 317 paraqitje, pasi ka shënuar 90 gola dhe ka dhënë 47 asistime. Ai bëri 19 paraqitje në sezonin 2023/24, duke shënuar dy gola. /Telegrafi/

Read Entire Article