Ylli i Manchester United i vetëofrohet Barcelonës

10 months ago 5

Barcelona nuk ka shumë hapësira për të manovruar në afatin kalimtar të janarit dhe ky ka qenë problemi që prej emërimit të Joan Laportas për herë të dytë si president i klubit.

Blaugranasit momentalisht mund të përballojnë vetëm marrëveshjet me çmim të lirë ose lojtarët që nuk janë të angazhuar në klube. Një profil si ai i Donny Van De Beek i Manchester United, mund të konsiderohet nga katalanasit.

Mesfushori holandez ka vuajtur për të pasur minuta në këmbët e tij, që prej se u transferua në Angli nga Ajax, madje as ardhja e ish-trajnerit të Ajaxit, Erik Ten Hag, nuk bëri që situata e tij të ndryshojë.

Këtë sezon, ai ka luajtur vetëm 21 minuta ndërsa sezonin e kaluar kishte luajtur rreth 291 minuta gjatë tërë sezonit.

Andaj është diçka e arsyeshme fakti që ai po kërkon të largohet nga klubi gjatë janarit. Juventusi janë të interesuar për shërbimet e tij, pasi po kërkojnë të zëvendësojnë mungesat e Paul Pogbas dhe Nicolo Fagiolit.

Sidoqoftë, gazeta katalanase Sport, ka raportuar se ai i është vetëofruar Barcelonës ndërsa kujtojmë se blaugranasit kishin qenë të interesuar për të një kohë, në përpjekje për të formuar një dyshe prej De Jong dhe De Beek.

Bordi i Barcelonës nuk janë të gjithë të mendimit për idenë e nënshkrimit të tij, por stafi i trajnerëve beson se ai do të luantë një rol duke marrë parasysh lëndimin e Gavit dhe sezonin e gjatë.

Në rast se Van De Beek synon transferimin tek Barcelona, atëherë atë e pret një konkurrencë e ashpër me emra si Pedri, Gundogan, De Jong, Sergi Roberto dhe Fermin Lopez./Telegrafi/

Read Entire Article