Ylli i Real Madridit tregon se po luan me dorë të thyer

1 year ago 32
Reklamë

Federico Valverde po vazhdon të jetë një aset i rëndësishëm për Real Madridin në këtë fazë të hershme të sezonit.

Uruguaiani është paraqitur në të gjitha pesë ndeshjet e para këtë sezon, madje duke shënuar një gol në rikthimin ndaj Real Sociedad në vikend.

Sidoqoftë, duket se Valverde tash e sa kohë ka luajtur për Real Madridin i lënduar.

Ai i habiti të gjithë pak kohë më parë këtë muaj, kur u paraqit në ndeshjen ndaj Getafes me një fashë në dorë.

Tani, teksa kanë kaluar dy javë, ylli i Real Madrid e ka pranuar se ai është duke u trajtuar nga një lëndim që ka pësuar në dorë.

“Unë kam pësuar një frakturë në stërvitje, në një duel. Unë po e ndiqja një shok të skuadrës dhe e zura dorën. Më dhemb, por mund të luaj , dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Valverde shkurtimisht pas ndeshjes me Real Sociedad.

Siç janë duke shkuar gjërat, Valverde po luan pa asnjë problem. Edhe pse mesfushori ka ende dhimbje në dorën e tij të djathtë, kjo nuk po e pengon që ta shfaq versionin e tij më të mirë në fushë.

Real Madrid nesër (e mërkurë) do të jetë nikoqir i ekipit gjerman Union Berlin, ndeshje kjo e vlefshme për grupin C aty ku bëjnë pjesë gjithashtu Napoli dhe Braga./Telegrafi/

Read Entire Article