Zabaleta në kursin e UEFA Pro

7 months ago 15
Reklamë
23:47 25/01/2024

Zv/trajneri: Futbolli nuk është vetëm ai që luhet në fushë

Kursin për licencën e trajnerit UEFA Pro në Federatën Shqiptare të Futbollit po e ndjek edhe zv/trajneri i Kombëtares, Pablo Zabaleta. Argjentinasi i cili me Kuqezinjtë ka përvojën e parë pas një karriere të suksesshme si futbollist tregon edhe ndryshimet mes dy roleve.

Pablo Zabaleta: Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, edhe pse kemi vite që luajmë futboll. Por edhe për futbollin gjithashtu është e rëndësishme, pasi kur bën trajnerin, ti duhet të komunikosh me lojtarët. Futbolli nuk është vetëm ai që luhet në fushë. Si trajner duhet të menaxhosh gjithçka: median, komunikimin me lojtarët, trajnerë të ndryshëm, gjuhë të ndryshme.

Kursi i UEFA Pro do të zgjasë deri në Qershor, pikërisht momenti kur Shqipëria do të jetë në Euro 2024 ndeshjet e të cilit do t’i ndiqni në TV Klan të gjitha pa pagesë për territorin e Shqipërisë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article