Zarf i zi në “Big Brother Vip Albania”, dënohen të gjithë banorët

8 months ago 7

Sot në shtëpinë e BBVA ka mbërritur një zarf i zi, si lajm i hidhur për të gjithë banorët.

Aktorja Egla Ceno është shpallur fajtore për thyerjen e njërës prej rregullave themelore të shtëpisë, atë të mbajtjes së mikrofonit ndezur, dhe si pasojë ka sjellë ndëshkimin kolektiv.

Banorja Rikja ka qenë përgjegjëse për të lexuar përmbajtjen e zarfit të zi, i cili ka zbuluar se Egla ka lënë mikrofonin të fikur, duke shkelur kështu një prej rregullave më të rëndësishme që sigurojnë transparencën dhe komunikimin e pandërprerë me spektatorët.

Si rezultat i këtij veprimi, “Big Brother” ka marrë masa të ashpra duke ndëshkuar jo vetëm Eglën, por të gjithë banorët e shtëpisë.

Ndëshkimi përfshin kufizim të përdorimit të ujit dhe heqjen e ngrohjes në ambiente të jashtme, duke i lënë banorët në një situatë jo të këndshme dhe të vështirë.

Rikja ka theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave, të cilat janë të paevitueshme për bashkëjetesën e qetë dhe harmoninë në shtëpi.

“Siç ju e dini, rregullat e “Vëllait të Madh” duhet të respektohen nga të gjithë. Një nga rregullat bazë është që mikrofoni duhet të jetë ndezur, ky rregull është thyer vazhdimish nga Egla sot. Për këtë arsye vëllai i madh iu dënon të gjithëve duke pasur ujë të limituar dhe të qëndroni pa ngrohje jashtë deri në një njoftim të dytë” – shkruhej në zarf. /Telegrafi/

Read Entire Article