Zbardhet mbledhja pa media e grupit të PD, ja kush e propozoi dërgimin e paktit me Italinë në Kushtetuese

10 months ago 14

Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD.

Gazetari Osman Stafa, i cili ka zbardhur diskutimet, bën me dije se ishte deputeti Gazment Bardhi i cili ka propozuar që marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Propozoj dy çështje për të diskutuar në mbledhjen e sotme. E para lidhet me çështjen e marrëveshjes së emigrantëve dhe tjera për aksionin opozitar. Se pari, mendoj se bazuar në analizën e ekspertëve, propozoj që marrëveshja të dërgohet para ratifikimit në Gjykatën Kushtetuese. Unë besoj se opozita e ka për detyrë të mbrojë interesin publik. Megjithatë jam i hapur për të dëgjuar vlerësimin e secilit koleg. Sa i takon aksionit opozitar besoj se qëndresa jonë i shërben interesit të qytetarëve dhe ajo duhet të vijojë edhe më fuqishëm”, ka deklaruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article