Zbulohet emri i yllit të Real Madridit i cili do ta trashëgojë fanellën me numrin tetë nga Kroosi

4 months ago 6

Real Madridi ka marrë sot (e martë) një goditje të rëndë pasi Toni Kroos njoftoi vendimin e tij për t’u pensionuar nga futbolli aktiv pas përfundimit të Euro 2024.

Pasi kishte raportime paraprake që pretendonin se gjermani është pajtuar për të nënshkruar rinovimin e kontratës për një vit, duket se ai në fund ka ndryshuar mendjen.

Ky vendim i tij do të lë një zbrazëti të madhe në mesfushën e Madridit, ndërsa ai nuk pritet të jetë i vetmi që do t’i mungojë Carlo Ancelotitt sezonin e ardhshëm pasi edhe Dani Ceballos pritet të largohet nga klubi.

Pensionimi i Kroosit ka ngritur disa pyetje të mëdha, mbi atë se cila do të jetë treshja startuese në mesfushë sezonin e ardhshëm, dhe kush do ta trashëgojë pozitën e Kroosit në qendër të mesfushës? Teksa gjërat janë ende krejtësisht të paqarta, duket se Federico Valverde është kandidati kryesor.

Sipas raportimit nga gazetari spanjoll Alberto Pereiro, Federico Valverde do të marrë fanellën me numrin tetë nga sezoni i ardhshëm.

Madridi ka edhe dy kandidatë të tjerë për këtë fanellë në rast se Valverde vendosë t’i qëndrojë besnik numrit 15 – Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.

I pari mban aktualisht numrin 18, por dikur e mbante numrin tetë kur luante për Monacon. Camavinga në anën tjetër e mbante numrin 10 me Stade Rennes, por mund të synojë që ta marrë numrin tetë nga Kroosi për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Read Entire Article