Zbulohet emri, ky është sportisti më i kërkuar në historinë e “Google”

9 months ago 7
Reklamë

Cristiano Ronaldo është një nga njerëzit më të njohur në planet dhe numri i ndjekësve të tij në rrjetet sociale është një masë e mirë. Megjithatë, ka edhe një tregues tjetër: ai është atleti emri i të cilit është kërkuar më shumë në historinë e motorit të kërkimit “Google”.

Arritja u njoftua si nga kompania e teknologjisë ashtu edhe nga vetë “CR7”. Sulmuesi portugez i Al Nasr postoi videon në llogaritë e tij në rrjetet sociale duke thënë se ai është sportisti më i kërkuar nga përdoruesit e motorit të kërkimit të gjigantit të teknologjisë.

Sulmuesi portugez deklaroi se është një nder i madh për të që ka arritur diçka të tillë.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo konsiderohet edhe si “mbreti” i Instagramit.

Sipas The Sun, CR7 kryeson listën e 10 yjeve më të paguar, duke fituar rreth 2.1 milionë euro për postim, ndërsa ka më shumë se gjysmë miliardë ndjekës. /vizionplus.tv

Read Entire Article