Nga Iris Luarasi
E kush mund ta kishte menduar? Pasi humbi tre mandate rresht, Partia Demokratike duket se më në fund e ka gjetur “fajtoren” e madhe që u ka zënë rrugën drejt pushtetit – Linda Rama. Me gjithë problemet e brendshme që ka PD-ja, tani e ka kuptuar se e vetmja gjë që i ndan nga fitorja është karriera e një gruaje.
Këto rreshta nuk po i shkruaj për të mbështetur bashkëshorten e Edi Ramës, por për të mbështetur një grua në karrierë. Për ironi të fatit, Linda Rama ka filluar të ushtrojë profesionin e saj si konsulente dhe bashkëautore e kërkimeve që kur ish-kryeministri i Partisë Socialiste, i kohës, e largoi nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit. Nga ai moment, ajo është angazhuar në projekte ndërkombëtare për Shqipërinë dhe ka shkruar raporte që janë përdorur nga çdo qeveri, përfshirë dhe nga PD-në gjatë viteve të saj në pushtet.
Këto rreshta nuk po i shkruaj për të mbështetur bashkëshorten e Edi Ramës, por për të mbështetur një grua në karrierë. Për ironi të fatit, Linda Rama ka filluar të ushtrojë profesionin e saj si konsulente dhe bashkëautore e kërkimeve që kur ish-kryeministri i Partisë Socialiste, i kohës, e largoi nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit. Nga ai moment, ajo është angazhuar në projekte ndërkombëtare për Shqipërinë dhe ka shkruar raporte që janë përdorur nga çdo qeveri, përfshirë dhe nga PD-në gjatë viteve të saj në pushtet
Por çfarë duhet të bëjë sot Linda në këtë situatë komike?
Ka dy zgjedhje:
E para, mbase duhet të kontraktohet nga PD-ja si eksperte që, t’i japë partisë ndonjë shans për të fituar zgjedhjet. E dyta, të qëndrojë në shtëpi, të heqë dorë nga karriera e saj dhe të fokusohet tek përgatitja e mëngjeseve familjare, që PD të jetë e qetë që asnjë grua e suksesshme nuk përzihet në çështje publike. Në një skenar hipotetik: Linda, e papunë, pa karrierë dhe çdo mëngjes duke u kthyer nga pazari i lagjes, i kërkon lekë bashkëshortit për shpenzimet e përditshme të familjes dhe ndonjë kafe me shoqet.
Ky është modeli që kërkohet për gratë e suksesshme? Ky është modeli që po përpiqemi të imponojmë për gratë në karrierë? Që puna dhe sakrificat e tyre janë vetëm një fasadë që mund të asgjësohet sapo të martohen me “burrin e gabuar”?